Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu
Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet. Të enjten, avokati i Netanyahut i kërkoi gjykatës që të mos e thërriste kryeministrin për të dhënë dëshminë për dy javë, duke [...]Read More...

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet.
Të enjten, avokati i Netanyahut i kërkoi gjykatës që të mos e thërriste kryeministrin për të dhënë dëshminë për dy javë, duke thënë se atij i duhet të përqendrohet në “çështje të sigurisë” pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.
Gjykata e qarkut në Jerusalem tha në vendimin e publikuar online se “forma aktuale [e kërkesës së Netanyahut] nuk ofron bazë apo justifikim të detajuar për anulimin e seancave dëgjimore”.
Trump tha të enjten se gjykimi kundër Netanyahut ishte një “gjueti shtrigash”, duke shtuar se gjykimi “duhet të anulohet menjëherë ose të falet ky hero i madh”.
Netanyahu e ka falënderuar Trumpin për mbështetjen e tij në luftën e shkurtër të Izraelit kundër Iranit, që përfundoi me një armëpushim të arritur më 24 qershor.
Kryeministri izraelit ka mohuar çdo keqbërje dhe mbështetësit e tij e kanë përshkruar gjykimin si të motivuar politikisht.
Në rastin e parë penal, ai dhe gruaja e tij, Sara, akuzohen se kanë pranuar më shumë se 260.000 euro në formë të dhuratave luksoze sikurse cigare, bizhuteri dhe shampanja nga miliarderë në këmbim të favoreve politike.
Në dy raste të tjera, Netanyahu akuzohet se tentoi të negocionte mbulim më favorizues nga dy media izraelite.