Gjykata rrëzon kërkesën e MAPL-së, Rama: Vetëvendosje, ju jeni fatkeqësia e këtij vendi!

Gjykata rrëzon kërkesën e MAPL-së, Rama: Vetëvendosje, ju jeni fatkeqësia e këtij vendi!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Kosovës, e cila ka refuzuar kërkesëpadinë e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kundër Komunës së Prishtinës.

Rama e ka cilësuar vendimin si një tjetër fitore institucionale të Kryeqytetit, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të iniciativave të Komunës.

“Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka shkruar Rama.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, duke e akuzuar për përpjekje për të penguar punën dhe zhvillimin e Kryeqytetit.

Postimi i plotë:

BLLOKUES NË POZITË. BLLOKUES NË OPOZITË.

Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!

Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit!
Edhe një betejë institucionale e fituar!

Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigru njerëz. Njejtë keni me perfundu si bllokues qe instrumentin e vetem mbijetues e keni shpifjen dhe linçimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.