Sot nis gjykimi për rastin “Lotaria” kundër Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë

Sot nis gjykimi për rastin “Lotaria” kundër Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në rastin e Lotarisë Shtetërore.

Së bashku me shtatë të akuzuar të tjerë, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe ish-kreu i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, ata ngarkohen me vepër penale me të cilën kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se tetë milionë euro përmes furnizimit të paligjshëm të terminaleve të video-lotarisë.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë të organizojë lojëra elektronike të fatit përmes këtyre aparateve, por megjithatë kanë nisur procedurë tenderuese në vlerë prej qindra miliona eurosh.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.