Goditet këmbësori nga një veturë në rrugën “UÇK” në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00. “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Goditet këmbësori nga një veturë në rrugën “UÇK” në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

I njëjti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit.