Goditet me veturë një shtatëvjeçare në Podujevë, dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Surkish të Podujevës. Një vajzë shtatëvjeçare është goditur me veturë, e cila pësoi lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në QKUK, bëri me dije policia. Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacionin policor. “Fsh. Surkish, Podujevë 30.01.2026 – 18:19. Ka ndodhë një aksident

Goditet me veturë një shtatëvjeçare në Podujevë, dërgohet në QKUK
goditet-me-veture-nje-shtatevjecare-ne-podujeve,-dergohet-ne-qkuk

goditet-me-veture-nje-shtatevjecare-ne-podujeve,-dergohet-ne-qkuk

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Surkish të Podujevës.

Një vajzë shtatëvjeçare është goditur me veturë, e cila pësoi lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në QKUK, bëri me dije policia.

Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacionin policor.

“Fsh. Surkish, Podujevë 30.01.2026 – 18:19. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportib 24-orësh të policisë.