Goditja e fundit e verës: Milani shet yllin ofensiv – destinacioni, Anglia!
Leeds United ka arritur marrëveshje me AC Milan për transferimin e sulmuesit Noah Okafor, në një operacion që kap vlerën mbi 20 milionë euro, përfshirë bonuset. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shkroi: “Noah Okafor te Leeds United, ja ku jemi!”, duke zbuluar se lojtari është gati të nënshkruajë një […]

Leeds United ka arritur marrëveshje me AC Milan për transferimin e sulmuesit Noah Okafor, në një operacion që kap vlerën mbi 20 milionë euro, përfshirë bonuset. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shkroi:
“Noah Okafor te Leeds United, ja ku jemi!”, duke zbuluar se lojtari është gati të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me opsion për një vit shtesë.
Okafor, i cili u bashkua me Milanin nga Red Bull Salzburg verën e kaluar, do të përfundojë vizitat mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa udhëtimi drejt Anglisë është planifikuar të ndodhë brenda 48 orëve.
Pavarësisht se nuk ishte titullar i padiskutueshëm në San Siro, Okafor shënoi 7 gola dhe dha 5 asiste në 54 ndeshje me fanellën kuqezi – shifra këto identike me ato që kishte edhe në periudhën e tij te FC Basel, përpara transferimit në Austri.
Një verë me sinjale pozitive – por largimi i papritur
Okafor ishte ndër më të spikaturit në ndeshjet përgatitore të Milanit këtë verë, duke shënuar dy gola ndaj Liverpoolit në Hong Kong dhe më pas një dopietë ndaj Perth Glory. Kjo ngriti zëra se ai mund të fitonte më shumë hapësira në skuadër, por në fund, drejtuesit vendosën të pranojnë ofertën e Leeds.
Leeds ndërton për Premier League
Trajneri Daniel Farke ka qenë një faktor kyç në këtë transferim, duke kontaktuar drejtpërdrejt me lojtarin dhe duke e bindur për projektin ambicioz të klubit anglez, që synon të rikthehet fuqishëm në elitën e futbollit anglez.
Ky transferim shënon një tjetër largim nga Milan gjatë kësaj vere, ndërsa klubi italian po punon për të rindërtuar ofensivën nën drejtimin e trajnerit të ri. /ORAinfo/