Goditja e madhe e Milanit në mesfushë? Negociatat po marrin zjarr
Milani mund ta mbyllë merkaton verore me një tjetër goditje në mesfushë. Në orët e fundit, burime të shumta raportojnë se negociatat me Adrien Rabiot po intensifikohen, ndërsa Rossonerët analizojnë mundësinë e një marrëveshjeje të komplikuar, por jo të pamundur. Bisedime konkrete Sipas Gazzetta dello Sport, Milani ka rifilluar kontaktet me menaxheren dhe njëkohësisht nënën […]

Milani mund ta mbyllë merkaton verore me një tjetër goditje në mesfushë. Në orët e fundit, burime të shumta raportojnë se negociatat me Adrien Rabiot po intensifikohen, ndërsa Rossonerët analizojnë mundësinë e një marrëveshjeje të komplikuar, por jo të pamundur.
Bisedime konkrete
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani ka rifilluar kontaktet me menaxheren dhe njëkohësisht nënën e lojtarit francez. Ideja është ende “e hapur”, por ka disa pengesa ekonomike që duhet të kapërcehen. Klubi i Rudi Garcias, Marseille, kërkon rreth 15 milionë euro, ndërsa vetë Rabiot pretendon një pagë të lartë. Për më tepër, kostot e komisioneve për agjentët shtojnë vështirësitë.
Megjithatë, Gianluca Di Marzio konfirmon se bisedimet po shtohen ditë pas dite dhe Milani po studion me kujdes të gjitha skenarët financiarë, përcjell ORAinfo.
Roli i Allegrit
Një faktor kyç është edhe dëshira e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili e sheh Rabiot si profil ideal për të forcuar mesfushën. Ai ka kërkuar vazhdimisht afrimin e tij, duke e konsideruar një lojtar me përvojë dhe karakteristika që i mungojnë skuadrës aktuale.
Musah, çelësi i marrëveshjes?
E ardhmja e Yunus Musah mund të rezultojë vendimtare. Nëse amerikani do të largohet nga Milano, kjo mund të hapë hapësirën financiare dhe teknike për afrimin e Rabiot. Për momentin, ky është një nga skenarët më të përfolur.
Situata aktuale
Gazetari Matteo Moretto shton se bisedimet me rrethin e Rabiot vazhdojnë dhe francezi mbetet një opsion konkret për kuqezinjtë. Nuk ka ende marrëveshje të mbyllur, por klima është shumë më e hapur krahasuar me fillimin e verës, kur Milani nuk e kishte në listën e tij të përparësive. /ORAinfo/