Grabitja e dështuar e bankës në Tiranë,gazetari:Autori ka deklaruar se kishte borxhe

Gazetari Merin Maçi ka dhënë detaje të reja në emisionin “Opinion” në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku një 58 vjeçar tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një bankë. Maçi tha se 58-vjeçari është shfaqur i qetë në momentin kur i është drejtuar bankës dhe pse më pas gjithçka ka shkuar […]

Grabitja e dështuar e bankës në Tiranë,gazetari:Autori ka deklaruar se kishte borxhe

Gazetari Merin Maçi ka dhënë detaje të reja në emisionin “Opinion” në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku një 58 vjeçar tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një bankë.

Maçi tha se 58-vjeçari është shfaqur i qetë në momentin kur i është drejtuar bankës dhe pse më pas gjithçka ka shkuar keq për të dhe plani nuk i eci.

“I habitshëm është fakti se mënyra se si ai ka shkuar i armatosur, ka patur edhe 30 fishekë të tjerë a thua se po shkonte të luftonte stafin e sigurisë së bankës.”, u shpreh Merin Maçi pasi shpjegoi gjithë detajet e ngjarjes.

 “Kjo ngjarje ka qenë e mirëmenduar nga ana e tij pavarësisht se gjithçka ka shkuar keq, e mirëmenduar për vetë faktin se 58-vjeçari ka shkuar edhe dy ditë më parë në bankë, ka parë kushtet e sigurisë në këtë filial dhe ka sqaruar se kjo ka qenë banka që atij i ofronte mundësinë më të lehtë për t’u larguar nga vendngjarja, pavarësisht se ka qenë thuajse i ekspozuar në çdo kamerë, në çdo biznes. Mendohet se ngjarja është kryer në kushte të rënduara, pasi ai ka deklaruar se ka qenë në kushte të vështira prej disa muajsh dhe ai ka borxhe, për shkak të një sipërmarrjeje që ai ka. Është abuzuar me statusin e tij pasi nuk është një ndërtues i mirëfilltë, por ka patur një bgrigatë me të cilët bënte rikonstruksione banesash apo fasadash të ndryshme. Nënkontraktor. Ka deklaruar se ka patur një borxh prej 70 milionë lekësh të vjetra. Ka ardhur rreth orës 11:30 pikërisht në rrugën e Kavajës që lidhet me Urën e Vasil Shantos, ka parkuar makinën e tij tip Mercedes Benz C Class është drejtuar për tek banka dhe në momentet që ka hyrë ka shfaqur një sjellje tejet të qetë.”, tha Maçi.

Maçi shpjegoi se 58-vjeçari nuk është kontrolluar nga punonjësit e sigurisë, pasi ai ka patur një çantë krahu normale dhe ata e kanë parë si një klient të thjeshtë.

Por, në momentin që është futur në ambientet e bankës, 58-vjeçari ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar një herë në tokë. Sipas Maçit, në ambientet e bankës në ato momente ka qenë vetëm një kliente në një prej dy arkave. Grabitësi është afruar pranë dy arkave dhe u ka kërkuar punonjësve të gjitha paratë që kishin.

“Të frikësuar kanë hapur derën dhe ai ka arritur të marrë 950 mijë lekë, ose 9.5 milionë lekë të vjetra dhe teksa a qëndruar për rreth 2 minuta, një prej punonjësve të bankës ka njoftuar policinë. Jashtë e prisnin dy efektivë dhe ka dorëzuar dhe lekët dhe kallashnikovin dhe më pas ka rrëfyer gjithë problematikën që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi.”, shtoi Maçi.

I dyshuari tani akuzohet për kryerjen e dy veprave penale për të cilat rrezikon 10 vite burg: Armëmbajtje pa leje dhe grabitje me armë.