Granit Xhaka arrin në Angli për teste mjekësore me Sunderlandin
Granit Xhaka zyrtarisht ka mbërritur në Angli të hënën mbrëma, ndërsa përgatitet të përfundojë një transferim befasues te Sunderlandi i sapongjitur në Ligën Premier. Mesfushori 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me “Macet e Zeza” pasi t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e sotme (e martë). Ylli shqiptar ka mbërritur të hënën mbrëma në Londër […]

Granit Xhaka zyrtarisht ka mbërritur në Angli të hënën mbrëma, ndërsa përgatitet të përfundojë një transferim befasues te Sunderlandi i sapongjitur në Ligën Premier.
Mesfushori 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me “Macet e Zeza” pasi t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e sotme (e martë).
Ylli shqiptar ka mbërritur të hënën mbrëma në Londër dhe tashmë janë publikuar videot që e konfirmojnë këtë gjë, transmeton telegrafi.
Xhaka, i shoqëruar nga agjenti i tij Jose Noguera dhe babai Ragip Xhaka, mbërriti ndërsa detajet e fundit të marrëveshjes po përfundojnë.
Sunderland ka arritur një sukses të madh duke rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh me Bayer Leverkusen për reprezentuesin zviceran.