Granit Xhaka rikthehet në Premierligë, zyrtarizohet te Sunderlandi
Granit Xhaka ka vendosur të rikthehet në Premierligë pas 2 vitesh. Ai bëri transferimin e tij te skuadra e sapongritur në Premierligë, Sunderland. Kjo do të jetë skuadra e tij e dytë në Angli, pasi që më parë kishte qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 2016-2023, raporton indeksonline. This isn't just a Club, this is […]

Granit Xhaka ka vendosur të rikthehet në Premierligë pas 2 vitesh.
Ai bëri transferimin e tij te skuadra e sapongritur në Premierligë, Sunderland.
Kjo do të jetë skuadra e tij e dytë në Angli, pasi që më parë kishte qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 2016-2023, raporton indeksonline.
This isn't just a Club, this is Sunderland.
Welcome back to the @PremierLeague, Granit Xhaka!
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) July 30, 2025
“Macat e Zeza”, kanë paguar rreth 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin.
Xhaka, në 2 vitet e tij te Leverkuseni bëri 99 paraqitje ku kishte shënuar 6 gola dhe 9 asistime, ku kishte fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe kishte qenë në top 20-shen e “Topit të Artë 2024”.