Greva bllokon kryeqytetin e Europës/ Pezullohen fluturimet në Bruksel, kundërshtohet reforma në pensione
Mbi 80 mijë qytetarë Belg protestuan këtë të martë në rrugët e Brukselit në atë që konsiderohet një ndër grevat më të mëdha nga punonjësit e sektorit të transporit por jo vetëm. Pjesa më e madhe e fluturimeve u pezulluan në dy aeroportet kryesore të Kryeqytetit Europian si pasojë e protestave të thirrua nga Sindikatat, [...]Read More...

Mbi 80 mijë qytetarë Belg protestuan këtë të martë në rrugët e Brukselit në atë që konsiderohet një ndër grevat më të mëdha nga punonjësit e sektorit të transporit por jo vetëm.
Pjesa më e madhe e fluturimeve u pezulluan në dy aeroportet kryesore të Kryeqytetit Europian si pasojë e protestave të thirrua nga Sindikatat, lidhur me planet e qeverisë të sapoemëruar për të rritur moshën e daljes në pension.
Plani I qeverisë Belge është ende në faze konsultimi publik, por ai parashikon që deri në vitin 2030 mosha për daljen në pension të shkojë nga 65 vjec në 67. Policia Belge deklaroi se kishte ndalur dhjetvra persona pas dida incidenteve që përfshinë zjarrvëne dhe dëmtime në bulevdardet kryesore tv Brrukselit.
Kjo grevë është e fundit në një seri protestash që kanë përfshirë vendin gjatë këtij viti kundër planeve të qeverisë për reforma në sistemin e pensioneve dhe në tregun e punës.
Sipas një zëdhënësi të Aeroportit Ndërkombëtar të Brukselit, të gjitha fluturimet që do të niseshin dhe rreth gjysma e atyre që priteshin të uleshin u anuluan, pasi punonjësit e kompanisë së sigurisë që kryejnë kontrollin me rreze X u larguan nga puna. Në aeroportin e dytë më të madh të vendit, në Charleroi, rreth 60 kilometra në jug të Brukselit, asnjë avion nuk u ngrit dhe asnjë nuk u ul përgjatë gjithë ditës së martë. Në kryeqytet, shumica e linjave të metrosë, autobusëve dhe tramvajeve u pezulluan për shkak të grevës, njoftoi operatori i transportit publik STIB në një postim në platformën X .
Protestuesit, të udhëhequr nga sindikatat kryesore të vendit dhe të mbështetur nga organizata si Greenpeace dhe Oxfam, kundërshtojnë vendiemet e qeverisë së re e cila ka nisur një sere reformash për të ulur shpenzimet publike.