Kur dora e grimerit bën mrekulli: Kaq shumë e ka transformuar grimi këngëtaren Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit, ku duket krejtësisht e transformuar falë grimit profesional.
Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me një look shumë të kuruar, ku theksi vihet tek sytë e theksuar me “smokey eyes”, konturimi i fytyrës dhe buzët e plota që i japin një pamje tejet glamuroze, raporton ORAinfo.
Ndryshimi është aq i dukshëm, saqë fansat kanë mbetur të habitur nga transformimi.
Fjolla njihet për stilin e saj provokues dhe gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj, por kësaj here duket se grimi ka bërë diferencën më të madhe.
Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës e kanë komplimentuar për dukjen, ndërsa të tjerë janë shprehur se mezi e kanë njohur në shikim të parë. /ORAinfo/
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



