Gruaja e Diogo Jotas shihet në gjendje të rëndë pas tragjedisë, e mbajtur nga familjarët

Pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota, pamje të reja prekëse kanë dalë në media, duke treguar gruan e tij, Rute Cardoso, në një gjendje tepër të rënduar emocionale. E shoqja e Jotës, me të cilën ai u martua vetëm pak javë më parë në qytetin e lindjes Porto, është parë duke […]

Gruaja e Diogo Jotas shihet në gjendje të rëndë pas tragjedisë, e mbajtur nga familjarët

Pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota, pamje të reja prekëse kanë dalë në media, duke treguar gruan e tij, Rute Cardoso, në një gjendje tepër të rënduar emocionale.

E shoqja e Jotës, me të cilën ai u martua vetëm pak javë më parë në qytetin e lindjes Porto, është parë duke u mbajtur nga krahet nga dy familjarë të saj, ndërsa përpiqej të hipte në një makinë.

Pamjet e filmuara në afërsi të shtëpisë familjare tregojnë një Rute të tronditur, me fytyrë të zymtë dhe të përlotur, e paaftë të qëndronte e vetme në këmbë.

Të pranishmit në vendngjarje kanë përshkruar atmosferën si tepër të rënduar dhe emocionalisht rrënuese, ndërsa familjarët dhe miqtë e afërt po mundohen ta mbështesin në këto momente të dhimbshme.

Për gruan e Jotës u kërkua mbështetje psikologjike dhe sendet personale që u shpëtuan nga zjarri iu dorëzuan asaj.

Ishte një nga të afërmit e vëllezërve ai që i njoftoi se ata nuk kishin mbërritur në Benavente dhe më vonë, ata verifikuan në dokumentacion se ishin nënshtetas portugezë.

Diogo Jota was killed along with his brother just 10 days after the Portugal forward got married
Kujtojmë se Diogo Jota ndërroi jetë në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë, vetëm pak ditë pasi kishte nisur muajin e mjaltit dhe po kthehej drejt Mbretërisë së Bashkuar për t’u bashkuar me Liverpoolin për fazën përgatitore.

Rute Cardoso dhe Jota ishin prindër të dy fëmijëve të vegjël dhe bashkë kishin ndërtuar një jetë familjare të lumtur, e cila u ndërpre në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.