Gruda: Nesër presim të ketë festë në Kosovë, në të kundërtën, nuk do të heshtim, nuk do të dorëzohemi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, në emër të PDK-së, ka dhënë qëndrimin e kësaj partie, vetëm 18 orë para shpalljes së Aktgjykimit nga Gjykata Speciale p[r katër ish-drejteusit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gruda fillimisht ka thënë se nesër pret që të ketë festë në Kosovë, e që çlirimtarët të kthehen në shtëpi.
“Kanë mbetur edhe rreth 18 orë deri te shpallje e njërit prej Aktgjykimeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Si Parti Demokratike e Kosovës, gjatë gjith këtyre viteve kemi besuar që do të ketë drejtësi. Dhe nesër Kosova pret drejtësi. Presim një vendim të bazuar në prova, në standarde të barabarta dhe në të vërtetën. Presim një vendim që sjell drejtësi, qetësi. Ne e dijmë çfarë do të thotë të jetosh në padrejtësi. Për dekada kemi përjetuar dhunën, vrasjet, persekutimet e padrejtësitë të kryera ndaj popullit tonë. Këtë e pa edhe bota demokratike. Në vitin 199 UÇK-ja dhe demokracitë perendimore u gjendën bashkë, në anën e të vërtetës dhe drejtësisë. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet. Dihet kush ishte agresori, kush dëboj qindëra-mijëra qyetarë nga shtëpitë e tyre. E pa edhe bota demokratike. Nesër presim të ketë festë. Presim që drejtësia të triumfoj dhe çlirimtarët të kthehen pranë atdheut të tyre. Ne besojmë fuqishëm në pafajësisnë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.”
Ai ka vazhduar, duke u shprehur se dëshiron ta bëjë të qartë, se në rast se përballemi me padrejtësi, PDK-ja nuk do të hesht, nuk do të dorëzohet.
Dua që të jem i qartë, nëse përballemi me padrejtësi nuk do të heshtim. Dhe nuk do të dorëzohemi para saj. Do ta kundërshtojmë me vendosmëri, me argumente, me të gjitha mjetet juridike që i kemi në dipozicon. Për këto gjashtë vite janë ngritur shumë shqetësime legjitime, për mënyrën se si ka punuar kjo gjykatë. Ne nuk mund të pranojmë që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, të vendoset në të njejtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit e spastrimit etnik të regjimit të Serbisë.
Gruda u ka bërë kërkesë edhe miqëve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, që drejtësia të triumfoi, nesër.
Prandaj edhe partnerëve dhe miqëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë atë që gjithmonë u kemi kërkuar, drejtësi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



