Gruda: Vetëvendosje po gënjen rreth Ligjit për Amnistinë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë. “LVV po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin Nr. 04/L-209 për Amnistinë.Deputetja Arbrësha Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe

Gruda: Vetëvendosje po gënjen rreth Ligjit për Amnistinë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë.

“LVV po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin Nr. 04/L-209 për Amnistinë.Deputetja Arbrësha Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes” – shkruan Gruda dhe e quan ‘tërësisht të pavërtetë këtë’.‘Kjo është tërësisht e pavërtetë. Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje.Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën’, shkruan Gruda.