Gundogan ka marrë vendim final rreth të ardhmes

Ilkay Gundogan thuhet se është në prag të bashkimit me Barcelonën me ofertën e klubit spanjoll për një kontratë fikse trevjeçare që thuhet se e ka bindur mesfushorin. Kontrata e gjermanit me Cityn skadon këtë verë, që do të thotë se klubet jashtë Anglisë mund të negociojnë kushtet e një transferimi të lirë nga janari. […]

Gundogan ka marrë vendim final rreth të ardhmes

Ilkay Gundogan thuhet se është në prag të bashkimit me Barcelonën me ofertën e klubit spanjoll për një kontratë fikse trevjeçare që thuhet se e ka bindur mesfushorin.

Kontrata e gjermanit me Cityn skadon këtë verë, që do të thotë se klubet jashtë Anglisë mund të negociojnë kushtet e një transferimi të lirë nga janari.

Dhe Barcelona ka bërë ofertën më tërheqëse për Gundogan, i cili deri më tani ka refuzuar propozimet e Cityt për një rinovim.

Sport raporton se klubi katalanas fillimisht i ofroi atij një marrëveshje dyvjeçare për shkak të moshës së tij, me një të tretë opsionale. Dhe ai vit i tretë tani është bërë i përhershëm për të përfunduar marrëveshjen.

Gundogan thuhet se ka kërkuar shumë më tepër para, por tani ka kompromentuar me një pagë më të ulët për shkak të situatës së rrezikshme financiare të Barçës.

Besohet se reprezentuesi me 66 ndeshje dhe familja e tij dëshirojnë të jetojnë në Spanjë pas disa vitesh në Mançester.

Gundogan ka luajtur 49 herë në të gjitha garat këtë sezon, duke kontribuar me nëntë gola dhe shtatë asistime.