Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar me forcë sulmet e Federatës Ruse”, të ndodhura më 7 shtator në Ukrainë, ku u raportua për viktima përfshirë fëmijë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se shënjestrimi i institucioneve qeveritare përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës shkelin të drejtën [...]Read More...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar me forcë sulmet e Federatës Ruse”, të ndodhura më 7 shtator në Ukrainë, ku u raportua për viktima përfshirë fëmijë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se shënjestrimi i institucioneve qeveritare përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe se duhet të ndalen menjëherë.
Ai përsëriti thirrjen e tij për një “armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte” si një hap i parë drejt një “paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme” që do të siguronte “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
/abcnews.al/