Gzim Hasani, në mesin 20 CEO-ve më me ndikim në Zvicër sipas Handelszeitung

Gzim Hasani, CEO i smzh ag, është përzgjedhur në mesin e 20 CEO-ve më të rëndësishëm në Zvicër, në edicionin special të Handelszeitung “20 CEOs. 20 Meinungen. Ein gemeinsames Ziel: Verantwortung übernehmen”. Në këtë botim prestigjioz janë përfshirë edhe disa nga figurat më të rëndësishme të ekonomisë zvicerane, si: Christoph Aeschlimann, CEO i Swisscom, Urs […] The post Gzim Hasani, në mesin 20 CEO-ve më me ndikim në Zvicër sipas Handelszeitung appeared first on Albinfo.

Gzim Hasani, në mesin 20 CEO-ve më me ndikim në Zvicër sipas Handelszeitung

Gzim Hasani, CEO i smzh ag, është përzgjedhur në mesin e 20 CEO-ve më të rëndësishëm në Zvicër, në edicionin special të Handelszeitung “20 CEOs. 20 Meinungen. Ein gemeinsames Ziel: Verantwortung übernehmen”.

Në këtë botim prestigjioz janë përfshirë edhe disa nga figurat më të rëndësishme të ekonomisë zvicerane, si: Christoph Aeschlimann, CEO i Swisscom, Urs Baumann, CEO i Zürcher Kantonalbank, Mathias Imbach, CEO i Sygnum Bank, Andrea Rytz, CEO i Schulthess Klinik, Bettina Junker, drejtoreshë e Unicef Zvicër & Lihtenshtajn

Në mesazhin e tij, Hasani thekson se pavarësia e vërtetë në këshillimin e pasurisë arrihet vetëm kur zgjidhjet janë po aq individuale sa vetë njerëzit që i kërkojnë ato.

Ky vlerësim e pozicionon Gzim Hasanin dhe smzh ag si shembull të lidershipit modern në sektorin e këshillimit financiar në Zvicër, duke i dhënë zë nevojës për vizion, përgjegjësi dhe guxim për të ndjekur rrugë të reja dhe sfiduese.

Edicionin sspecial të Handelszeitung mund ta shfletoni në vijim:

The post Gzim Hasani, në mesin 20 CEO-ve më me ndikim në Zvicër sipas Handelszeitung appeared first on Albinfo.