Hakerët paralizojnë aeroportet e Evropës/ Sulm masiv ndaj sistemeve, për të shkaktuar frikë
Më 20 shtator, Europa u përfshi nga një kaos i papritur: qindra fluturime u anuluan dhe miliona udhëtarë mbetën të bllokuar. Kjo ngjarje nuk ishte rezultat i një sulmi kibernetik të zakonshëm me qëllim përfitimi financiar. Qëllimi i tij ishte përhapja e frikës. Sipas burimeve të inteligjencës perëndimore, objektivi i sulmit ishte kompania amerikane Collins [...]Read More...

Më 20 shtator, Europa u përfshi nga një kaos i papritur: qindra fluturime u anuluan dhe miliona udhëtarë mbetën të bllokuar.
Kjo ngjarje nuk ishte rezultat i një sulmi kibernetik të zakonshëm me qëllim përfitimi financiar. Qëllimi i tij ishte përhapja e frikës.
Sipas burimeve të inteligjencës perëndimore, objektivi i sulmit ishte kompania amerikane Collins Aerospace, e cila furnizon me softuerin Muse, një sistem që përdoret për menaxhimin e procedurave të imbarkimit në disa nga aeroportet më të mëdha të Europës, përfshirë Londrën dhe Brukselin. Autorët nuk kishin kërkuar asnjë pagesë.
Hakerët hynë përmes një nënkontraktuesi dhe qëndruan brenda rrjetit për muaj me radhë, duke mbledhur informacion të ndjeshëm.
Edhe pse softueri i përdorur ishte tashmë “i djegur” në tregun e zi dhe përdorues të tjerë mund të kishin qasje, momenti i sulmit nuk ishte rastësor. Pak ditë më parë, Collins kishte njoftuar kontratë me NATO-n për menaxhimin e operacioneve të luftës elektronike, një zhvillim që i jep sulmit një nuancë strategjike.
Në Itali dhe vende të tjera efekti ishte i kufizuar, por ngjarja tregoi një të vërtetë të frikshme: sistemi ynë është i ekspozuar.
“Një ndërhyrje e vogël mijëra kilometra larg mund të shkaktojë një uragan,” thonë ekspertët.
“Ky sulm nuk ishte vetëm për paratë. Është një mesazh: frika është armë, dhe ne duhet të përgatitemi për të mbrojtur çdo centimetër të Europës”, shkruanLa Repubblica.
Kujtojmë se prej sulmit kibernetik, për të shmangur situata edhe më të vështira, Aeroporti i Brukselit ka kërkuar nga linjat ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të parashikuara për sot, 21 shtator, duke paralajmëruar se ndërprerjet do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës.