Hamas kundër planit amerikan/ Zyrtari: Plotëson interesat e Izraelit, jo të palestinezëve
Një zyrtar i lartë i Hamas I cili foli për BBC për planin 20 pikësh të Presidentit Amerikan Donanald Trump për paqe në Gaza tha se me shumë gjasë grupi militant palestinez do ta refuzojë këtë plan. Sipas zyrtarit palestinez, plani amerikano – arab I shërben interesave të Izraelit dhe injoron ato të popullit palestinez. [...]Read More...

Një zyrtar i lartë i Hamas I cili foli për BBC për planin 20 pikësh të Presidentit Amerikan Donanald Trump për paqe në Gaza tha se me shumë gjasë grupi militant palestinez do ta refuzojë këtë plan.
Sipas zyrtarit palestinez, plani amerikano – arab I shërben interesave të Izraelit dhe injoron ato të popullit palestinez. Zyrtari I Hamas tha se ata kundërshtojnë çarmatosjen e grupit dhe vendosjen e një force Ndërkombëtare Stabilizimi në Gaza duke e quajtur diçka të tillë një formë të re pushtimi.
Kryeministri I Katarit, një ndër vendet negociatore të marrëveshjes deklaroi se Hamas po e shqyrtonte planin me përgjegjshmëri dhe nuk ka ende një përgjigje zyrtare.
Të martën presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se Hamas do të ketë tre deri në 4 ditë për të dhënë një përgjigje përfundimtare mbi planin. Kreu I Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se në rast refuzimi, atëherë lufta do të vijojë me Izraelin që do të marrë mbështetje të plotë nga SHBA për të shkatërruar tërësisht grupin militant palestinez.
CNN raportoi këtë të mërkurë se Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu në takimin që pati me kabinetin e tij qeverisës insistoi se Tel Avivi zyrtar duhet të mbështesë në mënyrë absolute planin e propozuar nga Trump pasi është mënyra më e mire për ti dhënë fund konfliktit dhe për të përmbushur qëllimet e vendit të tyre.
Ushtria Izraelite nisi luftën në Gaza në përgjigje të sulmit terrorist që Hamas kreu ndaj këtij shteti në 7 tetor të vitit 2023 duke vrarë mbi 1200 persona dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Aktualisht Hamas mban ende 48 pengje, ky vetëm 20 prej tyre besohet se janë ende gjallë.
Lufta gati dy vjecare në Rripin e Gazës ka lënë të vrarë mbi 69 mijë palestinezë sipas asaj që thotë Ministria Palestineze e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas. / abcnews.al /