Hamas, kushte për paqen: Të ndalen sulmet në Gaza, që të ushqejmë pengjet izraelite

Në një deklaratë të fundit, grupi militant palestinez Hamas është shprehur se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të ofruar ushqim për pengjet Izraelite që mbahen në gaza duke I vën kusht Tel Avivit hapjen e Korridoreve Humanitare dhe ndalimin e sulmeve ajrore përgjatë shpërndarjes së ndihmave. Presioni I [...]Read More...

Hamas, kushte për paqen: Të ndalen sulmet në Gaza, që të ushqejmë pengjet izraelite

Në një deklaratë të fundit, grupi militant palestinez Hamas është shprehur se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të ofruar ushqim për pengjet Izraelite që mbahen në gaza duke I vën kusht Tel Avivit hapjen e Korridoreve Humanitare dhe ndalimin e sulmeve ajrore përgjatë shpërndarjes së ndihmave.

Presioni I grupit militant vjen pas publikimit të një videoje tronditëse të pengut Evyatar David i cili shfaqet i dërrmuar nga Uria the thoshte se po gërmonte varrin e tij.

Videoja ngjalli reagime të ashpra nga fuqitë perëndimore si Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë një seancë të posaçme për çështjen e pengjeve këtë të martë.

Sipas autoriteteve izraelite, në Gaza ndodhen ende 50 pengje, nga të cilët besohet se vetëm 20 janë ende gjallë. Deri më tani, Hamas ka ndaluar organizatat humanitare të kenë qasje tek pengjet, ndërsa familjarët kanë pak ose aspak informacion për gjendjen e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se i ka kërkuar Kryqit të Kuq që të ofrojë ndihmë humanitare për pengjet, në një bisedë me drejtuesin e delegacionit lokal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Mediat Izraelite thonë se Netanyahu është zotuar përballë koalicionit të tij se kjo luftë do të përfundojë me shkatërrimin e Hamas, grupi militant I cili qeveris Rripin e Gazës dhe është konsideruar organizatë terroriste nga dhjetëra vende perëndimore përfshirë SHBA.

Forumi i Familjeve të Pengjeve e quajti deklaratën e Hamasit një përpjekje për të fshehur faktin se “ka mbajtur njerëz të pafajshëm në kushte të pamundura për më shumë se 660 ditë” dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “Derisa të lirohen,” thuhet në deklaratë, “Hamas ka detyrimin t’u sigurojë gjithçka që u nevojitet. Çdo peng që vdes është përgjegjësi e Hamasit.”
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjashtë persona të tjerë kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave nga uria në 175 që nga fillimi i luftës, përfshirë 93 fëmijë.

Përballë presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli ka premtuar rritje të ndihmave dhe pezullime të përkohshme të luftimeve në zona të caktuara për të lehtësuar shpërndarjen e tyre. Sidoqoftë, OKB-ja thekson se dërgesat ajrore janë të pamjaftueshme dhe se duhet lejuar ndihma tokësore në shkallë të gjerë për të shmangur urinë masive në mesin e 2.2 milionë banorëve të Gazës, shumica e të cilëve janë të zhvendosur.

Qeveria e Hamasit në Gaza tha se që nga fundi i korrikut kanë hyrë rreth 1,600 kamionë me ndihma, por dëshmitarët dhe burime nga Hamasi raportojnë se shumë prej tyre janë plaçkitur nga njerëz të dëshpëruar dhe banda të armatosura.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau mbi 1,200 njerëz dhe mori 251 pengje gjatë një sulmi në Izraelin jugor. Që atëherë, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 60,000 viktima palestineze, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e rrethuar./abcnews.al