Hamiti: Rezultati i votimit e nxjerr të vërtetën, numrat nuk rrejnë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj qasjes së VV-së për konstituimin e Kuvendit. Ai ka bërë me dije se rezultati i votimit në Kuvend po e demanton në vazhdimësi Albin Kurtin dhe partinë e tij. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se numrat nuk rrejnë. “Kur thua

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj qasjes së VV-së për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se rezultati i votimit në Kuvend po e demanton në vazhdimësi Albin Kurtin dhe partinë e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se numrat nuk rrejnë.
“Kur thua se i ke numrat, por nuk i ke, rezultati i votimit e nxjerr të vërtetën. Numrat nuk rrejnë. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, 15 prill – 20 gusht 2025”, ka shkruar ai.