Hamza: Nuk ndryshojmë qëndrim për çështjen e presidentit

Hamza: Nuk ndryshojmë qëndrim për çështjen e presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së presidentit. Ai shtoi se në takimet e mëhershme nuk është diskutuar për mundësinë që PDK-ja të propozojë një kandidat për president.

“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. Do të thotë, ne kemi shkuar në takim, nuk kemi garuar për ndonjë pozitë, kemi garuar dhe kemi kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës për ekonominë, për drejtësinë, për energjinë, për infrastrukturën, për anëtarësimet… Nëse nuk kemi dakordim për këto tema, për këto prioritete, atëherë është absurde të flasim për tema të tjera.”

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e presidentit.

The post Hamza: Nuk ndryshojmë qëndrim për çështjen e presidentit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.