Hamza takohet me Hovenierin, flasin për zhvillimet e përgjithshme dhe rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së. “Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të […]
![Hamza takohet me Hovenierin, flasin për zhvillimet e përgjithshme dhe rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657234-hamza-takohet-me-hovenierin-flasin-per-zhvillimet-e-pergjithshme-dhe-rritjen-e-bashkepunimit-me-qeverine-e-shba-se.jpg)
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së.
“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, shkroi Hamza.
PDK-ja është partia e vetme opozitare deri më tani që tash e disa kohë e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.