Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë. Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin

Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës
hamza-takon-ambasadorin-blaj,-kerkon-mbeshtetjen-e-sllovenise-per-rrugen-evropiane-te-kosoves

hamza-takon-ambasadorin-blaj,-kerkon-mbeshtetjen-e-sllovenise-per-rrugen-evropiane-te-kosoves

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës.