Haradinaj: S’pres ndryshim as sot, jemi të gatshëm me votu nëse ndryshohet emri i kandidatit

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është deklaruar para vazhdimit të seancës së 48 në përpjekje për konstituimin e Kuvendit. Haradinaj tha se nuk pret që as sot të ketë ndonjë ndryshim. Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me vetëdije po e vazhdon këtë situatë. “Sikurse për çdo seancë, as sot nuk besoj se do

Haradinaj: S’pres ndryshim as sot, jemi të gatshëm me votu nëse ndryshohet emri i kandidatit

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është deklaruar para vazhdimit të seancës së 48 në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Haradinaj tha se nuk pret që as sot të ketë ndonjë ndryshim.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me vetëdije po e vazhdon këtë situatë.

“Sikurse për çdo seancë, as sot nuk besoj se do të ketë ndryshim. Megjithatë do të jemi këtu dhe ta shohim. Mendoj që krejt Kosova është lodhë me këtë situatë. Kemi dhanë një ofertë, jemi të gatshëm me votu nëse do të ketë mirëkuyptim në ndryshim të emrit të kandidatit, nëse jo do të mbesim kështu fatkeqësisht kështu. Unë besoj se me vetëdije z.Kurti po e mban këtë situatë peng. Nuk e shoh cila do të jetë ajo marrëveshje përveç asaj që po flitet mes Nismës me VV’në”, ka deklaruar Haradinaj.