Daut Haradinaj uron Hashim Thaçin: Shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri

Daut Haradinaj uron Hashim Thaçin: Shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj është shprehur i bindur në kthimin e ish-presidentit në Kosovë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Thaçi është në prag të fitores së fundit për liri.
“Të urova para një viti me bindjen se një vit më vonë do të jeni të lirë, e sot po shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



