Haxhiu: Marshi për Liri nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e marshit për liri, i cili u mbajt sot në Prishtinë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha po ashtu Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi në shtypje dhe dhunë të një sulmi që përdor të gjithë aparatin e vet kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas, Haxhiut me marshin e sotëm iu bë nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë.
“Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka theksuar Haxhi.
Sot, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në marshin për liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



