Helmimi i gjakut u merr jetën 4000 njerëzve në vit në Zvicër

Helmimi i gjakut u merr jetën 4000 njerëzve në vit në Zvicër

Për të shënuar Ditën Botërore të Sepsës të dielën, Programi Zviceran i Sepsës po rrit ndërgjegjësimin mbi rreziqet e kësaj sëmundjeje.

Sepsa mund të prekë këdo dhe, nëse simptomat nuk njihen, ajo mund të shndërrohet në një urgjencë kërcënuese për jetën.

Çdo vit, në spitalet zvicerane regjistrohen 20,000 raste të sepsës, 4,000 prej të cilave rezultojnë fatale. Sipas njoftimit për shtyp, numri i vdekjeve është kështu i krahasueshëm me atë të kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës të marra së bashku, transmeton albinfo.ch.

Në Bernë, grupe pacientësh dhe familjarësh nga Programi Zviceran i Sepsës (SSP) kanë themeluar shoqatën “Sepsis Switzerland” për të rritur ndërgjegjësimin rreth sëmundjes dhe për të siguruar mbështetje më të mirë. Shoqata u themelua në prag të Ditës Botërore të Sepsës dhe synon t’u ofrojë të prekurve dhe familjarëve të tyre një platformë për diskutim dhe këshillim, shkruan swisisnfo.

“Sepsa është gjithmonë një urgjencë mjekësore,” theksoi presidenti i shoqatës, Anton Löffel, në një deklaratë. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të përhershme fizike dhe psikologjike, si dhe në dëmtim të organeve ose amputime, tha ai.

Nëse dyshohet për sepsë, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. “Të mendosh për të do të thotë të shpëtosh jetë,” tha Löffel.

The post Helmimi i gjakut u merr jetën 4000 njerëzve në vit në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.