Hera e parë në histori, Zvicra po e shijon suksesin

Zvicra për herë të parë u kualifikua në një çerekfinale të Evropianit The post Hera e parë në histori, Zvicra po e shijon suksesin appeared first on Albinfo.

Hera e parë në histori, Zvicra po e shijon suksesin

Një shqiptare arriti të ndihmojë Zvicrën në suksesin e saj historik.

Goli i Riola Xhemailit ndaj Finlandës dërgoi Natin në çerekfinale të Evropianit, për herë të parë në histori, shkruan albinfo.ch.

Ky Evropian po zhvillohet pikërisht në Zvicër, aty ku mbrëmë ishin të pranishëm 26 mijë shikues.

Në këtë event, stadiumet pothuajse kanë qenë të mbushur, duke bërë që të jetë një festival i futbollit të femrave.

Riola Xhemaili ka thënë se nuk është i rëndësishëm kundërshtari i ardhshëm, pasi po e shijojnë momentin.

“Do të kemi disa ditë të mira. Do ta shijojmë dhe pastaj do të ulemi përsëri dhe do të përgatitemi për sfidën tjetër”.

Golashënueses Xhemaili nuk i intereson fare se kush është në anën tjetër të premten e ardhshme në Wankdorf.

“Nuk ka rëndësi, duhet ta shijojmë momentin historik”, thotë ajo, duke ndjekur tashmë udhëzimet e trajnerit.

The post Hera e parë në histori, Zvicra po e shijon suksesin appeared first on Albinfo.