Herën e parë refuzoi 1.4 miliardë euro, sauditët nuk dorëzohen – Tjetër ofertë marramendëse për Messin

Lionel Messi vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në botën e futbollit, pavarësisht se është në fazën e fundit të karrierës së tij. Pas refuzimit të një oferte marramendëse prej 1.4 miliardë eurosh nga Al Hilal verën e kaluar, klubi saudit nuk ka hequr dorë nga ideja për ta parë ikonën argjentinase […]

Herën e parë refuzoi 1.4 miliardë euro, sauditët nuk dorëzohen – Tjetër ofertë marramendëse për Messin

Lionel Messi vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në botën e futbollit, pavarësisht se është në fazën e fundit të karrierës së tij.

Pas refuzimit të një oferte marramendëse prej 1.4 miliardë eurosh nga Al Hilal verën e kaluar, klubi saudit nuk ka hequr dorë nga ideja për ta parë ikonën argjentinase në kampionatin e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat arabe, presidenti i Al Hilal ka rinisur kontaktet me përfaqësuesit e Messit, duke përgatitur një tjetër ofertë financiare të jashtëzakonshme, raporton ORAinfo.

Synimi është i qartë: ta bindin yllin e Inter Miami që të braktisë SHBA-në dhe të bashkohet me projektin ambicioz të Ligës Saudite, e cila po vazhdon të afrojë emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Burime të afërta me negociatat thonë se kjo ofertë e re do të përfshijë përfitime të jashtëzakonshme financiare, kontratë afatshkurtër me bonuse dhe përfshirje në projekte promocionale që shkojnë përtej fushës së blertë.

Ende nuk ka një përgjigje nga kampi i Messit, mirëpo fakti që Al Hilal nuk heq dorë, tregon se gara për shërbimet e 8 herë fituesit të Topit të Artë është ende e hapur. A do të tundet Messi këtë herë? Mbetet për t’u parë. /ORAinfo/