Historike në mjekësi, Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë
Spanja ka shënuar një moment historik në mjekësinë botërore, duke realizuar për herë të parë një transplant fytyre duke përdorur inde nga një dhurues, i cili kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë vdekjes, procedurë e ligjshme në Spanjë që nga viti 2021. Ky operacion u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë dhe konsiderohet një […] The post Historike në mjekësi, Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë appeared first on InfoShqip.com.
Spanja ka shënuar një moment historik në mjekësinë botërore, duke realizuar për herë të parë një transplant fytyre duke përdorur inde nga një dhurues, i cili kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë vdekjes, procedurë e ligjshme në Spanjë që nga viti 2021.
Ky operacion u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë dhe konsiderohet një hap i madh përpara në fushën e transplantologjisë dhe kirurgjisë rindërtuese, raportoi “Euronews”.
Operacioni u krye nga një ekip prej rreth 100 profesionistësh shëndetësorë dhe u aplikua te një paciente që kishte pësuar dëmtime të rënda të indeve të fytyrës si pasojë e një infeksioni serioz.
Këto dëmtime kanë cenuar funksione jetike si frymëmarrja, ushqyerja dhe të folurit.
Falë transplantit, u bë e mundur rindërtimi i pjesshëm i fytyrës dhe nisja e rikuperimit funksional të pacientes.
Donatorja kishte dhënë më parë pëlqimin e saj për dhurimin e organeve dhe indeve pas procedurës së vdekjes së asistuar mjekësisht. Ky pëlqim u lejoi ekipeve mjekësore të përgatiteshin me kujdes për ndërhyrjen komplekse, përfshirë përputhjen dhe përgatitjen e saktë të indeve të fytyrës.
Operacioni u drejtua nga doktor Joan Pere Barret, shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Plastike dhe Djegieve në Vall d’Hebron.
Sipas Barretit, ky lloj transplanti përfshin transplantimin e lëkurës, muskujve, nervave dhe strukturave kockore, si dhe përdorimin e vazhdueshëm të barnave imunosupresive për të parandaluar refuzimin e indeve.
The post Historike në mjekësi, Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë appeared first on InfoShqip.com.

