Hulumtim: Gazetarët evropianë po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale
Një studim i universiteteve të Ghentit dhe Amsterdamit tregon se përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese është bërë praktikë e zakonshme në redaksitë evropiane, pavarësisht shqetësimeve për lajme të rreme dhe humbje besimi te publiku. Sipas anketës me 286 gazetarë në Belgjikë dhe Holandë, mbi gjysma e tyre përdorin mjete si ChatGPT. Nga këta, […] The post Hulumtim: Gazetarët evropianë po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale appeared first on Albinfo.

Një studim i universiteteve të Ghentit dhe Amsterdamit tregon se përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese është bërë praktikë e zakonshme në redaksitë evropiane, pavarësisht shqetësimeve për lajme të rreme dhe humbje besimi te publiku.
Sipas anketës me 286 gazetarë në Belgjikë dhe Holandë, mbi gjysma e tyre përdorin mjete si ChatGPT. Nga këta, 32% e përdorin çdo javë, ndërsa 14% çdo ditë.
IA gjeneruese përdoret kryesisht për përkthim (45%), transkriptim intervistash (35%) dhe korrigjim teksti (30%). Gazetarët theksojnë kursimin e kohës, efikasitetin dhe frymëzimin si arsyet kryesore të përdorimit.
Megjithatë, pesimizmi mbetet i lartë: 85% besojnë se teknologjia do të përkeqësojë problemin e lajmeve të rreme, ndërsa 83% mendojnë se do të dëmtojë besimin në media.
Studiuesit theksojnë se inteligjenca artificiale aktualisht shërben kryesisht për të ndihmuar në detyra ekzistuese dhe jo për të ndryshuar rrënjësisht gazetarinë.
The post Hulumtim: Gazetarët evropianë po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale appeared first on Albinfo.