“Humbëm një polic shembullor”- Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryziut

“Humbëm një polic shembullor”- Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryziut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Altin Kryeziun, zyrtarin policor i cili vdiq të dielën në QKUK pas lëndimeve që i pësoi ditë më parë kur u godit nga një veturë në Malishevë.

Sveçla tha se në këto momente të rënda, “dhimbja është e madhe për familjen Kryeziu, për mbarë Policinë e Kosovës, për kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Altinin, por edhe për të gjithë ne që humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve”.

“Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë për të gjithë personelin mjekësor, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm bëri gjithçka të mundur për trajtimin e Altinit deri në momentet e fundit të jetës së tij”.

“#Njëkohësisht, apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale në komunikacion. Pakujdesia në trafik mund të kushtojë jetë dhe fatkeqësisht, sot po përjetojmë humbjen e një jete të re dhe të një zyrtari që ishte në shërbim të qytetarëve”, shkroi Sveçla.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.