Humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut

Humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Libazhd, vijojnë kërkimet The post Humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut appeared first on Albinfo.

Humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut

Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd, në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit, përcjell albinfo.ch.

Dyshohet se ata kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Vendndodhja e tyre e fundit është identifikuar në malin e Shebenikut, nga ana e Hotolishtit, një terren i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Fatmir Brazhda, ka ngritur një grup emergjence, i cili në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit të Librazhdit po zhvillon një operacion kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar turistët e huaj.

Operacioni është në zhvillim dhe situata mbetet delikate, për shkak të terrenit malor dhe motit që mund të përkeqësohet.

The post Humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut appeared first on Albinfo.