I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali

TIRANË- Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë. Sipas policisë, 39-vjeçari u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor. I dyshuari ka lidhje me [...]Read More...

I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali

TIRANË- Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë.

Sipas policisë, 39-vjeçari u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor.

I dyshuari ka lidhje me organizatën mafioze “Società Foggiana”, një grup që vepron në zonën e Foggias dhe rrethinave të saj, i përfshirë në grumbullimin e mbetjeve, tregtinë e armëve dhe prostitucionin. Organizata kryen gjithashtu grabitje të armatosura.

Sipas policisë, shefi i mafies u kap në gjumë dhe u dorëzua pa rezistencë. Gjatë arrestimit, pranë tij u gjet një pistoletë me numrin serial të fshirë dhe me gjashtë fishekë në tytë. Ai ishte dënuar më parë me 12 vjet burg për krime mafioze.