I nxehti po shkatërron koralet/ Australi, shfarosja më e madhe në katër dekada
Barriera e Madhe Koralore ka perjetuar humbjen me te madhe vjetore te koraleve te gjalla vitin e kaluar ne thuajse kater dekada. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nënvizon një nivel të ri paqëndrueshmërie në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndryshimi vjen pasi mbulesa e koraleve të gjalla e matur [...]Read More...

Barriera e Madhe Koralore ka perjetuar humbjen me te madhe vjetore te koraleve te gjalla vitin e kaluar ne thuajse kater dekada.
Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nënvizon një nivel të ri paqëndrueshmërie në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ndryshimi vjen pasi mbulesa e koraleve të gjalla e matur në vitin 2024 ishte më e madhja e regjistruar në 39 vjet që të dhënat regjistrohen.
Humbjet nga një bazë kaq e lartë e mbulesës së koraleve kishin zbutur pjesërisht ndikimet serioze klimatike në ekosistemin më të madh të shkëmbinjve nënujorë në botë, i cili mbulon 344,000 kilometra katrorë) larg bregdetit verilindor të Australisë.
Mbulesa e koraleve të gjalla është tkurrur me pothuajse një të tretën në jug brenda një viti, një të katërtën në veri dhe me 14% në rajonin qendror.
Për shkak të nxehtësisë rekord në vitet 2023 dhe 2024, bota po kalon zbardhjen me te madhe masive të koraleve qe eshte regjistruar ndonjehere, teksa nxehtesia dëmton gati 84% të zonës së shkëmbinjve koralorë në botë.
Nderkohe sipas te dhenave me te fundit, muaji korrik I ketij viti nuk theu rekord si I njejti muaj ne dy vitet paraardhese, por megjithate eshte I treti me I nxehte qe eshte regjitruar ndonjehere.