I vetmi maturant me notën 10:00 në provimet, Evis Kushi pret të riun që shkëlqeu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka pritur në zyrën e saj maturantin ekselent të gjimnazit “Qemal Stafa”. Agnald Çela, shkëlqeu në të katër provimet e Maturës Shtetërore, duke u vlerësuar me notën 10:00, nxënësi i vetëm i cili arriti të merrte këtë rezultat. Në postimin e saj ministrja Kushi, shkruan se të rinjtë […] The post I vetmi maturant me notën 10:00 në provimet, Evis Kushi pret të riun që shkëlqeu appeared first on Newsbomb Albania.

I vetmi maturant me notën 10:00 në provimet, Evis Kushi pret të riun që shkëlqeu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka pritur në zyrën e saj maturantin ekselent të gjimnazit “Qemal Stafa”.

Agnald Çela, shkëlqeu në të katër provimet e Maturës Shtetërore, duke u vlerësuar me notën 10:00, nxënësi i vetëm i cili arriti të merrte këtë rezultat.

Në postimin e saj ministrja Kushi, shkruan se të rinjtë si Englandi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për vetë institucionet, duke i nxitur ata që të punojnë më shumë dhe të rrisin më tepër cilësinë në arsim.

“Një mëngjes plot energji pozitive dhe optimizëm sot me Egnald Çela, maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkëlqeu në Maturën Shtetërore të këtij viti si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën 10.00.

Egnaldi nuk ishte surprizë për mua sepse për shkak të rezultateve të tij të shkëlqyera çdo vit në shkollë u përzgjodh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që të moderojë Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që organizuam këtë vit me shkollat nga e gjithë Shqipëria.

Të rinj si Egnaldi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për ne, që të punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur cilësinë në arsim por edhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talentit dhe ambicieve të tyre.

Urimet më të mira dhe suksese për Egnaldin që ka vendosur të studiojë për inxhinieri dhe ka pasion inteligjencën artificiale!” shkruan Kushi.

 

The post I vetmi maturant me notën 10:00 në provimet, Evis Kushi pret të riun që shkëlqeu appeared first on Newsbomb Albania.