Ibrahimovic dhe Milan pritet t’i ndajnë rrugët
Ibrahimovic do të largohet nga Milani. Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milani. Ibrahimovic do të largohet nga Milani për shkak se i skadon kontrata në fund të këtij muaji, dhe kontrata e tij nuk do të rinovohet, transmeton lajmi. Legjenda e “Rossonerëve” do t’i jap […]
![Ibrahimovic dhe Milan pritet t’i ndajnë rrugët](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/09/ibrahimovic.png)
Ibrahimovic do të largohet nga Milani.
Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milani.
Ibrahimovic do të largohet nga Milani për shkak se i skadon kontrata në fund të këtij muaji, dhe kontrata e tij nuk do të rinovohet, transmeton lajmi.
Legjenda e “Rossonerëve” do t’i jap lamtumirën e fundit klubit dhe tifozëve të Milanit pas ndeshjes së sotme në ‘San Siro’ kundër Veronas.
Ibrahimovic do të vendos të ardhmen e tij gjatë javëve në vazhdim. Suedezi ka zbuluar se Monza e ka kontaktuar atë së fundmi dhe se ka një kontratë të gatshme për të.
Vlen të theksohet se sulmuesi do të mbush 42 vjeç në muajin tetor.