Ideja e fundit te Milan, një argjentinas për të forcuar sulmin

Milani e ka nisur sezonin e ri me humbje, pasi u mposht 1-2 nga Torino në ndeshjen e parë.
Kuqezinjtë ende nuk duken plotësisht të gatshëm dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë përforcime të reja para mbylljes së afatit kalimtar.
Prioritetet kryesore të Milanit mbeten përforcimi i qendrës së mbrojtjes dhe repartit ofensiv.
Për sulmin, një nga emrat që po shqyrtohet është Matias Soule. Sulmuesi i krahut të djathtë nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Romës, Gian Piero Gasperini, dhe pritet të largohet nga klubi kryeqytetas brenda 1 shtatorit.
Sipas raportimeve, një ndërmjetës i ka ofruar Milanit mundësinë për të negociuar transferimin e 23-vjeçarit argjentinas. Soule vjen pas një sezoni pozitiv, në të cilin kontribuoi me 7 gola dhe 8 asistime.
Vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, llogaritet rreth 35 milionë euro. Milani nuk pritet të ketë mundësi për ta blerë drejtpërdrejt lojtarin për këtë shumë, ndaj mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një formulë tjetër për transferimin.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Soules dhe interesimin e Milanit për të. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



