Igli Tare flet për transferimet e Milanit, konfirmon se po i vlerësojnë dy sulmues
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për Canale 5 para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”, duke dhënë një pasqyrë të qartë për strategjinë e afatit kalimtar të kuqezinjve. Ai theksoi se prioriteti kryesor mbetet sulmi, ku emrat më të përfolur janë Rasmus Hojlund dhe Dusan Vlahovic. “Është një […]

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për Canale 5 para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”, duke dhënë një pasqyrë të qartë për strategjinë e afatit kalimtar të kuqezinjve.
Ai theksoi se prioriteti kryesor mbetet sulmi, ku emrat më të përfolur janë Rasmus Hojlund dhe Dusan Vlahovic.
“Është një mundësi e mirë për ne. Po e vlerësojmë Hojlundin, por tregu është i paparashikueshëm dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë repart. Edhe Vlahovic është një opsion i rëndësishëm, ashtu si edhe të tjerët që kemi në listë”, deklaroi Tare.
Përveç repartit ofensiv, drejtori foli edhe për ndryshimet në mesfushë, duke lavdëruar afrimet e Luka Modric, Ardon Jasharit dhe Samuele Ricci.
“Milani duhet të dominojë ndeshjet. Me ardhjen e tyre kemi ngritur nivelin teknik të skuadrës”, nënvizoi Tare.
Në këtë mënyrë, Milani duket i vendosur të forcojë skuadrën në të gjitha repartet, duke synuar të jetë protagonist i madh si në Serie A.