Igli Tare po e përcjell yllin e Bundesligas si opsion për sulmin e Milanit
Milan po vazhdon kërkimin për përforcime në repartin ofensiv dhe kandidati më i fundit është Serhou Guirassy, por Borussia Dortmund ka vendosur një çmim të lartë prej 70 milionë eurosh. ‘Rossonerët’ janë duke rindërtuar tërësisht vijën e sulmit, pasi Luka Jovic është në prag transferimi te Cruz Azul, ndërsa Tammy Abraham do të rikthehet te […]

Milan po vazhdon kërkimin për përforcime në repartin ofensiv dhe kandidati më i fundit është Serhou Guirassy, por Borussia Dortmund ka vendosur një çmim të lartë prej 70 milionë eurosh.
‘Rossonerët’ janë duke rindërtuar tërësisht vijën e sulmit, pasi Luka Jovic është në prag transferimi te Cruz Azul, ndërsa Tammy Abraham do të rikthehet te Roma pas përfundimit të huazimit.
Trajneri i ri, Massimiliano Allegri, po kërkon një qendërsulmues të fuqishëm përkrah transferimit të janarit, Santiago Gimenez.
Sipas Corriere dello Sport, Guirassy përmbush profilin e kërkuar, por negociatat pritet të jenë shumë të vështira, pasi Borussia Dortmund nuk pranon të ulë kërkesën prej 70 milionë eurosh.
Sulmuesi 29-vjeçar nga Guinea u transferua vetëm një vit më parë nga Stuttgarti për 18 milionë euro dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm, me 35 gola dhe nëntë asistime në 48 ndeshje zyrtare.
Kjo përfshin edhe 13 gola në vetëm 14 paraqitje në Ligën e Kampionëve, një statistikë mbresëlënëse që ka rritur vlerën e tij ndjeshëm.
Kjo situatë e bën edhe më të dhimbshëm faktin se Milani kishte qenë shumë pranë transferimit të tij në janar 2024, kur ai kishte një klauzolë lirimi prej vetëm 17 milionë eurosh, por vendosi të mos e konkretizojë transferimin.