Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi drejt ndarjes: Është ish-bashkëshortja ime!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ndërkohë, Gjykata Civile nuk e ka hedhur ende shortin për të zgjedhur gjyqtarin civil që do të shqyrtojë padinë e divorcit. Pak më herët, në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, Meta... The post Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi drejt ndarjes: Është ish-bashkëshortja ime! appeared first on AfterParty.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi drejt ndarjes: Është ish-bashkëshortja ime!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, Gjykata Civile nuk e ka hedhur ende shortin për të zgjedhur gjyqtarin civil që do të shqyrtojë padinë e divorcit.

Pak më herët, në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, Meta deklaroi se ai dhe Kryemadhi kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje, ndërsa ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.

“Znj.Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”, deklaroi Ilir Meta.

The post Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi drejt ndarjes: Është ish-bashkëshortja ime! appeared first on AfterParty.