Imigracioni dhe fuqia punëtore e huaj po nxisin populizmin

Ndërsa shprehja "populizëm ndëshkues" i referohet një sërë besimesh shoqërore dhe masash politike dhe legjislative që karakterizohen nga një qëndrim i ashpër ndaj krimit dhe instrumentalizimi i viktimave të tij The post Imigracioni dhe fuqia punëtore e huaj po nxisin populizmin appeared first on Albinfo.

Imigracioni dhe fuqia punëtore e huaj po nxisin populizmin

Aktualisht, populzimi është në kulmin e tij në Evropë: një bonus elektoral afatshkurtër, një ndëshkim shoqëror afatgjatë. Në anën tjetër të Atlantikut, po dëshmojmë një fushatë të paprecedentë raciste dhe ksenofobe kundër imigracionit. Ngjashëm, diskriminimi ndaj fuqisë punëtore të huaj po shfaqet në tregun e punës. Pyetja është: cilat janë pasojat e këtij lloji populizmi mbi elektoratin dhe opinionin publik në përgjithësi? Dhe, përjashtimi i popullsisë imigrante nga shoqëria pritëse? Kush preket më shumë? Si mund ta adresojmë këtë çështje?

Që në fillim, duhet të ofroj vizionin e “Humanrights”, i cili na ofron studime të shumta shkencore që e kanë analizuar këtë fenomen duke përdorur shprehje të tilla si “populizmi i frikës” ose “popullzimi ndëshkues”. Kështu, partitë populliste kanë tendencë të kërkojnë tema që u drejtohen të gjitha shtresave shoqërore. Krimi dhe frika që rezulton nga pasiguria janë një temë e lehtë, shpesh e shfrytëzuar dhe ndonjëherë edhe e ekzagjeruar për të fituar mbështetjen e publikut. Ndërsa shprehja “populizëm ndëshkues” i referohet një sërë besimesh shoqërore dhe masash politike dhe legjislative që karakterizohen nga një qëndrim i ashpër ndaj krimit dhe instrumentalizimi i viktimave të tij.

Ndërsa disa studiues nga Universiteti i Vjenës, nga ana e tyre, kanë vërejtur një rritje drastike, në të gjithë Evropën, në përdorimin e përfaqësimeve negative të popullsisë imigrante në materialet reklamuese të partive populiste. Ato na japin qëndrime implicite dhe eksplicite ndaj të huajve. Qëndrimet eksplicite janë gjykimet e shprehura hapur që gjenden tek njerëzit më pak të arsimuar, ndërsa qëndrimet implicite, që gjenden tek njerëzit më të arsimuar, korrespondojnë me reagime delikate dhe emocionale dhe kontribuojnë shumë në parashikimin e reagimeve spontane dhe sjelljes shoqërore të njerëzve.

Nga ana jonë, vërejmë se popullsia më e prekur nga këto fenomene të lartshënuara është fuqia punëtore e huaj që ka qenë në Evropë që nga ekzistenca jonë, domethënë që të gjithë kemi ardhur nga diku. Gjithmonë ka pasur  nga ata që emigruan dhe nga ata që imigruan. Në të vërtetë, migrimi në vetvete përfshin lëvizjen e popullsisë në një hapësirë të veçantë. Në vendet e BE-së, shumica e popullsisë vjen nga vendet që kufizohen me BE-në ose vendet e Ballkanit. Kështu, kjo fuqi punëtore, pavarësisht trajnimit dhe njohurive të saj, duhet të demonstrojë performancë të lartë krahasuar me fuqinë punëtore të vendit të origjinës për t’u integruar lehtësisht në tregun e punës të vendit pritës. Është vërtetuar se për integrim të avancuar në vendin pritës, duhet të ketë të paktën dhjetë vjet qëndrim.

Në mënyrë të ngjashme, deri më sot, mund të themi se punëtorët nga vendet e treta kanë vështirësi në integrimin në vendin pritës. Pretendimi se punëtorët nga vendet Aziatike që mbërrijnë në vendet e Ballkanit do të bëhen sedentarë/vendas nuk përjashtohet, por në çdo rast, kjo nuk është për nesër, jo shumë shpejtë. Për analogji, gjithmonë shohim se do të ketë ardhje dhe ikje, dhe ky fenomen është i frikshëm sepse elementi “i huaj” e përfshin atë, kështu që termi i huaj simbolizon të panjohurën, prandaj edhe “populizmi i frikës” është i pranishëm, i cili për fat të keq nuk mund të eliminohet lehtë.

 

 

The post Imigracioni dhe fuqia punëtore e huaj po nxisin populizmin appeared first on Albinfo.