Imri Ahmeti prezanton projektet për mandatin e ardhshëm në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur sonte një takim me qytetarët, ku ka prezantuar projektet që parashihen të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme. Ai theksoi se janë identifikuar nevojat kryesore të qytetit dhe janë planifikuar mundësitë buxhetore për të financuar projektet më të rëndësishme. Sipas tij, plani komunal bazohet në projekte

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur sonte një takim me qytetarët, ku ka prezantuar projektet që parashihen të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme.
Ai theksoi se janë identifikuar nevojat kryesore të qytetit dhe janë planifikuar mundësitë buxhetore për të financuar projektet më të rëndësishme. Sipas tij, plani komunal bazohet në projekte të qarta dhe me mbështetje financiare të qëndrueshme.
“Lipjani tashmë është përtej fjalëve, është një qytet që rritet dita-ditës, që po bëhet gjithnjë e më atraktiv dhe konkurrues me qytetet e tjera të Kosovës. Ne nuk premtojmë bosh, por me punë të përkushtuar po ndërtojmë Lipjanin që e duam”, deklaroi Ahmeti.