Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi
Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për Indeksonline Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.