Incident në protestë, qytetari shtrihet në bulevard dhe refuzon të largohet

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku një qytetar është shtrirë në bulevard dhe ka refuzuar të ngrihet. Efektivët e policisë kanë tentuar ta largojnë nga perimetri i sigurisë, por ai është shtrirë sërish dhe nuk ka pranuar të largohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjekë vullnetarë për të parë gjendjen e tij. Pak çaste më vonë, qytetari është ngritur sërish në këmbë dhe ka bërë gjeste në drejtim të efektivëve të policisë.
1 / 4The post Incident në protestë, qytetari shtrihet në bulevard dhe refuzon të largohet appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



