India kritikon sanksionet e SHBA-së: Të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme
Qeveria e Indisë ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për importet e naftës ruse, duke i cilësuar ato “të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme.” Reagimi vjen pas vendosjes nga Presidenti Donald Trump të një urdhri ekzekutiv që imponon një taksë shtesë prej 25% për produktet indiane, për shkak të vazhdimit [...]Read More...

Qeveria e Indisë ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për importet e naftës ruse, duke i cilësuar ato “të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme.” Reagimi vjen pas vendosjes nga Presidenti Donald Trump të një urdhri ekzekutiv që imponon një taksë shtesë prej 25% për produktet indiane, për shkak të vazhdimit të tregtisë me naftë ruse.
Trump deklaroi se kjo masë kishte për qëllim të ndikonte në çmimet globale të energjisë dhe të ushtronte presion mbi presidentin rus Vladimir Putin për të përfunduar luftën në Ukrainë. Megjithatë, India ka reaguar duke e cilësuar këtë vendim si “fatkeqësi” dhe ka theksuar se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.
Qeveria indiane theksoi se importet e saj të naftës janë të bazuara në faktorët e tregut dhe se janë bërë me qëllimin e sigurimit të energjisë për 1.4 miliardë njerëzit e saj. Ajo përsëriti se politika energjetike e vendit është e orientuar drejt sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme me energji, pa marrë parasysh ndikimet gjeopolitike.
Në këtë mënyrë, India mbetet e vendosur në mbrojtjen e nevojave të saj energjetike dhe ekonomike, pavarësisht presionit nga SHBA. / abcnews.al