Mbi 100 mijë faqe interneti në Zvicër jaahtë funksionimit

Mbi 100 mijë faqe interneti në Zvicër jaahtë funksionimit

Një cenueshmëri kritike në gjuhën programuese PHP ka detyruar kompaninë zvicerane Cyon të ndërpresë përkohësisht funksionimin e mbi 100 mijë faqeve të internetit, për të parandaluar sulmet e mundshme kibernetike.

Si pasojë, disa faqe dhe shërbime online, përfshirë ato të Universitetit të Gjenevës dhe kantonit të Bazelit, u bënë përkohësisht të paarritshme. Ndërprerja synonte mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve nga ndërhyrjet e paautorizuara.

Sipas autoriteteve zvicerane, deri më tani nuk janë identifikuar sulme që lidhen drejtpërdrejt me këtë cenueshmëri. Megjithatë, ekziston rreziku i rrjedhjes së të dhënave të përdoruesve, komprometimit të faqeve të internetit dhe dëmtimit të sistemeve informatike.

Cyon bëri të ditur se shërbimet e saj ishin rikthyer në funksion që nga mëngjesi i së enjtes, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të faqeve të internetit të instalojnë sa më shpejt përditësimet e sigurisë.

The post Mbi 100 mijë faqe interneti në Zvicër jaahtë funksionimit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.