Irani kërkon aleatë/ Khamenei letër Putin: Ndihmë përballë SHBA-së dhe Izraelit

Bashkimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Izraelin për të sulmuar Iranin, ka bërë që Teherani të kërkojë bashkëpunim me aleatët e tij për tu hakmarrë ndaj Washingtonit. Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Aragchi mbërriti këtë të hënë në Moskë ku po takohet me Presidentin Vladimir Putin për të diskutuar me të, kundërpërgjigjen që [...]Read More...

Irani kërkon aleatë/ Khamenei letër Putin: Ndihmë përballë SHBA-së dhe Izraelit

Bashkimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Izraelin për të sulmuar Iranin, ka bërë që Teherani të kërkojë bashkëpunim me aleatët e tij për tu hakmarrë ndaj Washingtonit.

Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Aragchi mbërriti këtë të hënë në Moskë ku po takohet me Presidentin Vladimir Putin për të diskutuar me të, kundërpërgjigjen që Irani do ti jap sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj tri centraleve të tij bërthamore.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Aragchi po I dorëzon Vladimir Putin një letër nga Lideri supreme i Iranit, ku Ajtollah Ali Khamenei i kërkon Presidentit Rus që të ndihmoj Iranin ti kundërpërgjigjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Putin ka dënuar sulmet Izraelite në Iran dhe ka kërkuar ulje të tensioneve në lindjen e  Mesme, ai nuk ka komentuar bombardimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara këtë të diel.

Putin iu vetëofrua presidentit Amerikan Donald Trump përpara dy javësh që të ishte ai që do të mbante negociatat mes Iranit dhe Izraelit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Letra e Liderit Suprem të Iranit për Vladimir Putin vjen pas deklaratave të ardhura nga Izraeli dhe Irani për eliminimin e Ajtolllah Ali Khameneit.

Teherani zyrtar tha këtë të hënë se sulmi I Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj centraleve të tyre bërthamore, i jep legjitimitet Iranit që të godasë bazat Amerikane në Rajon. Zëdhënësi Selisë qendrore ushtarake të Iranit e quajti Presidentin Amerikan Donald Trump një bixhozxhi për përfshirjen e tij të drejtpërdrejt në Luftën mes izraelit dhe Iranit.

Irani kishte deklaruar përpara se Shtetet e Bashkuara të godisnin objektet e tij bërthamore se nuk do të pranonte negociata me Washingtonin për aq kohë sa sulmet ndaj Teheranit po vijonin.